Zemaj flet për vaksinat dhe situatën pandemike në vend: Gjendja në spitale nuk është e lehtë
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se Kosova ka siguruar 100 mijë e 800 vaksina për muajt mars dhe prill. “33 mijë 600 doza janë prodhuar për Kosovën. Tash janë procedurat e fabrikës”, tha Zemaj Gjithashtu ndër të tjera Zemaj ka folur edhe për situatën me pandeminë COVID-19. “Gjendja në […]
Foto: Ilustrim
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se Kosova ka siguruar 100 mijë e 800 vaksina për muajt mars dhe prill.
“33 mijë 600 doza janë prodhuar për Kosovën. Tash janë procedurat e fabrikës”, tha Zemaj
Gjithashtu ndër të tjera Zemaj ka folur edhe për situatën me pandeminë COVID-19. “Gjendja në spitale nuk është e lehtë”, ka theksuar Zemaj.
Por a pritet që të merren masa të reja shtrënguese?
“Nëse Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës është për neve limiti i kapaciteteve atëherë ne duhet të marrim detyrimisht masa kufizuese, ta ulim numrin e infeksionit gradualisht, ta ulim numrin e rasteve shëndetësore, tu lejojmë profesionistëve që ta bëjnë punën në mënyrë sa më komode dhe atëherë edhe aktivitet ekonomike mbështeten nga Qeveria, nga fondet e qeverisë me mundësitë që i ka Republika e Kosovës”, ka thënë Zemaj./express/