Zvicra ndan mbi 64 milionë franga për Kosovën deri në vitin 2029

16.07.2026

Zvicra do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën edhe gjatë katër viteve të ardhshme, duke ndarë mbi 64 milionë franga zvicerane për projekte zhvillimore në periudhën 2026–2029.

Zvicra ndan mbi 64 milionë franga për Kosovën deri në vitin 2029 Foto: Ilustrim

Lajmin e bëri të ditur kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas takimit me ambasadorin zviceran në largim, Jürg Sprecher. Sipas tij, kjo mbështetje vjen pas financimit prej 88 milionë frangash që Zvicra ka ofruar për Kosovën gjatë periudhës 2022–2025, përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Kurti theksoi se Zvicra mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës, duke kontribuar ndër vite në proceset e çlirimit, pavarësisë, zhvillimit dhe forcimit të institucioneve.

Ai vlerësoi edhe rolin e diasporës shqiptare në Zvicër si një urë të rëndësishme bashkëpunimi mes dy vendeve, ndërsa shtoi se marrëdhëniet ekonomike dhe shkëmbimet tregtare po vazhdojnë të rriten.

Sipas Kurtit, bashkëpunimi ekonomik pritet të marrë një shtysë të re edhe pas ratifikimit të marrëveshjes së tregtisë së lirë EFTA, ndërsa falënderoi Zvicrën edhe për kontributin e saj në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More