VV në Prizren: Do ankohemi për rezultatin, ka pasur devijim të vullnetit qytetar

20.11.2021

Sipas VV-së në Prizren, shtabi zgjedhor tashmë është në përpilim të ankesave, pasi sipas tyre, kjo po bëhet duke u bazuar në ngjarje që kanë ndodhur në ditën e votimit në këtë komunë. “Sipas dëshmive ka pasur presione ndaj votuesve në hyrjet e vendvotimeve, tendencë për ndryshimin e vullnetit qytetar në javën e fushatës përmes […]

VV në Prizren: Do ankohemi për rezultatin, ka pasur devijim të vullnetit qytetar Foto: Ilustrim

Sipas VV-së në Prizren, shtabi zgjedhor tashmë është në përpilim të ankesave, pasi sipas tyre, kjo po bëhet duke u bazuar në ngjarje që kanë ndodhur në ditën e votimit në këtë komunë.

“Sipas dëshmive ka pasur presione ndaj votuesve në hyrjet e vendvotimeve, tendencë për ndryshimin e vullnetit qytetar në javën e fushatës përmes shpërndarjes së parave dhe të mirave materiale, por edhe kërcënime ndaj komuniteteve në Prizren dhe në disa regjione të Prizrenit”, thuhet në reagimin e VV-së në Prizren.

Po ashtu, në këtë reagim të VV-së thuhet se vonesa e raportimit të rezultateve nga disa vendvotime, ku sipas tyre, pjesëmarrja deri në orët e vona ka qenë e ulët dhe pastaj ka pasur rritje të madhe të numrit të votuesve si dhe dëshmitë për nënshkrimet e votuesve të cilët nuk kanë qenë në Kosovën në ditën e zgjedhjeve, VV thotë se këto ngjarje jepin indikacion që është devijuar vullneti qytetar.

“Kërkojmë nga organet kompetente të hetuesisë që të gjitha këto raste të hetohen dhe që të verifikohen nënshkrimet në librin e votuesve”.

“Përfundimisht raportimet e qytetarëve për ditën e zgjedhjeve dhe për procesin zgjedhor, lënë hapësirë për shumë dyshime që duhet të hetohen nga organet kompetente”, bëhet e ditur në reagim, transmeton Klankosova.tv.

Kjo parti kërkon që për hir të demokracisë dhe mbrojtjes së vullnetit qytetar, të gjitha këto raste të hetohen.