Vranësira dhe riga shiu, parashihen për ditën e sotme

03.10.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se në vendin tonë sot pritet të ketë vranësira të dendura, ku vende-vende parashihet të sjellin riga shiu. Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 […]

Vranësira dhe riga shiu, parashihen për ditën e sotme Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se në vendin tonë sot pritet të ketë vranësira të dendura, ku vende-vende parashihet të sjellin riga shiu.

Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.