Vonimi i ndarjes së 100€, Azemi: Ka humbur vullnetin e punëtorëve të sektorit privat

12.05.2022

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë për Ekonomia Online se kanë pasur shumë presione nga punëtorët për 100 eurot e premtuara nga Qeveria e Kosovës. Sipas tij arsyetimi i Ministrit Murati për verifikimin e aplikuesve është diçka jo serioze. “Të them të drejtën ne kemi pasur shumë presione duke kërkuar […]

Vonimi i ndarjes së 100€, Azemi: Ka humbur vullnetin e punëtorëve të sektorit privat Foto: Ilustrim

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë për Ekonomia Online se kanë pasur shumë presione nga punëtorët për 100 eurot e premtuara nga Qeveria e Kosovës. Sipas tij arsyetimi i Ministrit Murati për verifikimin e aplikuesve është diçka jo serioze.

“Të them të drejtën ne kemi pasur shumë presione duke kërkuar punëtorët tonë, ata kanë menduar që së paku për festën e Bajramit ne do t’i kemi këto mjete në llogaritë tina. por, megjithatë sipas një njoftimi që e tha ministri, tha s enë fund të prillit, gjegjësisht në fillim të majit do të bëhet verifikimi i këtyre aplikuesve që për mua është diçka jo e serioze sepse verifikimin e bënë vetë sistemi.

Në moment kur kemi mungesë të të dhënave për punëtorë atëherë normal që duhet të jetë komisioni dhe të shoh se a është krijuar bazë e mjaftueshme për pagesën apo duhet të kthehet mbrapa. Për ndryshe për të gjithë ata të cilët të dhënat i kanë shumë normal, nuk ka ndonjë arsye pse po e vanojnë këtë pagë”, thotë Azemi.

Azemi konsideron se premtimi i Qeverisë është më shumë fushatë ditore e se ky vonim ka humb vullnetin e bindjen e punëtorëve të sektorit privat.

“Po themi shpesh që ndoshta më shumë po na krijojnë nervozizëm se sa që po kryejnë punë. Vetë fakti që punëtorët qe 1 muaj janë duke pritur se a do të dalin sot ose nesër, shpesh herë po e humbin atë bindjen vullnetin e po mendojnë se ka qenë vetëm sa për të thënë diçka, sa për një fushatë ditore dhe jemi këtu ku jemi”, ka thënë Azemi për EO.