Protesta e vazhdueshme e punëtoreve teknike të Kuvendit: Kërkesat injorohen, punëtorët zëvendësohen
Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës janë zëvendësuar me punëtorë të rinj, pa paralajmërim të mëparshëm.
Për shtatë javë me radhë, punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës janë në grevë, duke kërkuar kushte më të mira të punës dhe rritje të pagave. Megjithatë, pavarësisht protestave të vazhdueshme dhe kërkesave të tyre, punëtoret greviste kanë filluar të zëvendësohen me punëtore të reja.
Nazife Krasniqi, përfaqësuese e punëtoreve teknike të Kuvendit të Kosovës, ka quajtur zëvendësimin e tyre të papranueshëm.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, pas një takimi me strukturat e Kuvendit të Kosovës lidhur me grevën e punëtorëve teknikë, tha se Kuvendi e ka njohur të drejtën e grevistëve për të vazhduar protestën. Azemi theksoi se grevistët do të qëndrojnë jashtë Kuvendit deri të mërkurën, duke kërkuar një zgjidhje për kërkesat e tyre.
Azemi tha se nga kompania kërkojnë kthimin e të gjitha punëtorëve në vendin e punës dhe kompensimin për dëmet shëndetësore që janë shkaktuar për shkak të grevës.