Vjedhje e rëndë – Hajnat hynë me forcë në një shtëpi në Prizren, vodhën para dhe stoli ari

03.07.2023

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Në shumicën e rasteve, hajnat arrijnë të ikin me mijëra euro e gjësende me vlerë pa lënë ndonjë gjurmë. Një rast i tillë është raportuar gjatë ditës së […]

Vjedhje e rëndë – Hajnat hynë me forcë në një shtëpi në Prizren, vodhën para dhe stoli ari Foto: Ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje.

Në shumicën e rasteve, hajnat arrijnë të ikin me mijëra euro e gjësende me vlerë pa lënë ndonjë gjurmë.

Një rast i tillë është raportuar gjatë ditës së shtunë në Stacionin Policor në Prizren, ku tre ankuesit kanë deklaruar në polici se derisa ata nuk kishin qenë në shtëpinë e tyre, një apo disa persona të panjohur, kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tyre.

Sipas deklaratës së ankuesve bëhet e ditur se një apo disa persona të panjohur për ta kanë vjedhur një sasi parash dhe stoli ari.

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se rasti në fjalë është duke u hetuar dhe deri më tani ende nuk ka të arrestuar.