Vitia: Rishikimi i masave anti-COVID do të bëhet gjatë javës

08.07.2021

Gjatë ditës së sotme, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është vaksinuar kundër COVID-19, me dozën e vaksinës “AstraZeneca”. Pas vaksinimit, Vitia ka mbajtur një konferencë për media lidhur me vaksinimin kundër këtij virusi. Ai ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19, pasi që ekspertët po e vlerësojnë se në stinën e vjeshtës pritet […]

Vitia: Rishikimi i masave anti-COVID do të bëhet gjatë javës Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së sotme, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është vaksinuar kundër COVID-19, me dozën e vaksinës “AstraZeneca”.

Pas vaksinimit, Vitia ka mbajtur një konferencë për media lidhur me vaksinimin kundër këtij virusi.

Ai ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19, pasi që ekspertët po e vlerësojnë se në stinën e vjeshtës pritet të ketë valë të re të pandemisë COVID-19.

Ministri Vitia ka theksuar se vjeshta duhet ta gjejë vendin me sa më shumë qytetarë të vaksinuar dhe se vaksinimi është e vetmja mënyrë që të ruajmë shëndetin e njëri-tjetrit.

“Vjeshta duhet të na gjejë me sa më shumë qytetarë të vaksinuar. Është e vetmja mënyrë dhe me siguri se edhe nëse paraqitet një valë e re deri në vjeshtë, e që sipas ekspertëve është pothuajse e pashmangshme, vetëm të vaksinuar ruajmë shëndetin e njëri-tjetrit, shëndetin ekonomik, social, ruajmë mirëqenien tonë”, tha Vitia.

Po ashtu ai ka bërë të ditur se rishikimi i masave do të bëhet gjatë kësaj jave, duke sqaruar se është shtyrë deri tani për shkak të shfaqjes së variantit Delta.

“Rishikimi i masave është shtyrë për pak kohë për të biseduar me ekspertet për shkak të paraqitje së varianti Delta. Rishikimi do të bëhet gjatë kësaj jave”.

“Është e vërtete që një numër i qytetarëve kanë hezituar për të marrë vaksinën AstraZenca dhe këtu kanë ndikuar disa persona të papërgjegjshëm”.