Vitia: Njëherë e mirë me ligj do të rregullohet çmimi i barnave

11.06.2021

Sot është duke u mbajtur senca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku deputeti nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili ka bërë një nismë për ligjin e rregullimit të çmimit të barnave. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka theksuar se e mirëpret nismën e Ismailit për ligjin për rregullimin e çmimit të barnave. Poashtu Vitia gjatë […]

Vitia: Njëherë e mirë me ligj do të rregullohet çmimi i barnave Foto: Ilustrim

Sot është duke u mbajtur senca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku deputeti nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili ka bërë një nismë për ligjin e rregullimit të çmimit të barnave.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka theksuar se e mirëpret nismën e Ismailit për ligjin për rregullimin e çmimit të barnave.

Poashtu Vitia gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit ka deklaruar se do të punojë bashkë me Qeverinë si dhe Kuvendin për të rregulluar një herë e mirë këtë ligj.

“Për të mundësuar edhe për të parandaluar shpenzimet nga gjepi i qytetarëve sa i përket barnave ka qenë pjesë e agjendës legjislative të Ministrisë së Shëndetësisë që nga fillimi.

Ju falënderoj për këtë draft që më dorëzuat për këtë pjesë të rregullimi të ligjit për barna”.

“Ju falënderoj për bashkëpunimin për këtë çështje e pres bashkëpunimin edhe të deputetëve të tjerë, e kemi vullnetin dhe guximin që bashkë të punojmë për këtë dhe ta rregullojmë njëherë e mirë me ligj këtë problem dhe jo me udhëzim administrativ”, ka thënë Vitia.