Vitia: Më shumë mjekë po kthehen në Kosovë sesa po dalin jashtë
para 42 dite
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë fjalimit të tij në kuvend tha se numri i mjekëve që kthehen në Kosovë është më i madh sesa i atyre që po largohen.
Duke folur në një seancë plenare të Kuvendit, ministri Vitia ka theksuar se ky është një ndryshim i rëndësishëm krahasuar me trendin e viteve të mëparshme.
“Sa i përket ikjes së mjekëve, hera e parë është viti 2024 nga trendi që ka filluar shumë vite më herët, që më shumë mjekë shqiptarë po kthehen në Republikën e Kosovës, sesa që po dalin,” tha Vitia.
Sipas ministrit, deri në shtator të vitit 2024:
- 82-83 mjekë kanë lënë Kosovën për të punuar jashtë vendit.
- Mbi 156 mjekë shqiptarë janë kthyer në Kosovë për të vazhduar profesionin e tyre në vendlindje.
Etiketat
Kosova dhe Serbia të mërkurën takohen në Bruksel për të pagjeturit: Adresohen kërkesa kyçe
Lajme para 16 ore
KFOR-i intensifikon patrullimet në veri të Kosovës: Ushtarë gjermanë dhe letonë bashkohen në mision
Lajme para 18 ore