Ministri Vitia: AstraZeneca e sigurt, s’ka pasur efekte anësore te 24 mijë të vaksinuarit

Ministri Vitia: AstraZeneca e sigurt, s’ka pasur efekte anësore te 24 mijë të vaksinuarit
Çlirim Gashi

27.04.2021 / Lajme

Është duke vazhduar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku është duke u diskutuar për situatën me COVID-19 si dhe vaksinat kundër këtij virusit.

Në këtë seancë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se nëse vërtetohet se ka refuzuar të nënshkruaj udhëzimin për blerjen e vaksinës anti-COVID, ai është i gatshëm që të marrë përgjegjësi.

Ai gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës në seancën ku po diskuothet për pandeminë, i ka reaguar edhe deputetit të AAK-së Bekë Berisha lidhur me vaksinimin e popullatës.

“Unë kam thënë se do të barti përgjegjësi ligjore morale. Nëse kam refuzuar të nënshkruaj diçka unë do të japë përgjegjësi penale. Në anën tjetër zotëri Berisha të thuash se është dashur të vaksinohen 15% e popullatës kur s’kemi gjet asnjë vaksinë, po edhe të kishte qenë dikush supremen skish mundur me vaksinuar  për 30 ditë 15% të popullatës, është jashtë normales”, tha Vitia.

Vitia u kundërpërgjigj duke i thënë se të gjitha masat që merren diskutohen me të gjithë akterët

“Të gjitha masat që merren me mistrinë diskutohen me shumë akterë. Kërkesa për masa rigoroze janë bërë në vitin 2020. Këto masa i kemi analizuar. Sa i përket efektshmërisë në javën e kaluar janë raste më pak fatale. Sistemi shëndetësor ka marrë frymë lirisht sesa javën e kaluar”, tha Vitia.

Po ashtu, Vitia ka theksuar se vaksina kundër COVID-19 “AstraZeneca” është e sigurt dhe se do të vazhdojnë ta marrin.

Vitia ka thënë se nga 24 mijë vaksinat e para nuk ka pasur efekte serioze. 

RAPORTO