Viti shkollor nisi me dy javë vonesë, kalendari shkollor pëson ndryshime

03.05.2021

Ky vit shkollor ka filluar me dy javë vonesë, po ashtu edhe disa ditë janë humbur si pasojë e pandemisë me COVID-19, e për këtë Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShT) ka bërë të ditur se kalendari shkollor ka pësuar ndryshime. Me ndryshimin e kalendarit shkollor, sipas MAShT-it ky vit shkollor do të […]

Viti shkollor nisi me dy javë vonesë, kalendari shkollor pëson ndryshime Foto: Ilustrim

Ky vit shkollor ka filluar me dy javë vonesë, po ashtu edhe disa ditë janë humbur si pasojë e pandemisë me COVID-19, e për këtë Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShT) ka bërë të ditur se kalendari shkollor ka pësuar ndryshime.

Me ndryshimin e kalendarit shkollor, sipas MAShT-it ky vit shkollor do të përfundojë me 7 korrik 2021.

Por, një vendim të tillë nuk e kanë përkrahur njohës të çështjeve të arsimit si dhe përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).

Kjo pasi që njohësit e vlerësojnë se ka qenë një vit shumë i vështirë dhe kjo shtyrje nuk do të ketë asnjë efekt në përmirësimin e procesit mësimor.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit në një përgjigje me shkrim për Radio Kosovën kanë bërë të ditur se për klasën e 12, maturantët, mësimi do të përfundojë me 2 qershor 2021, për klasën e 9, 10 dhe 11 me datë 24 qershor dhe për parafillorët dhe klasat 1-8 mësimi do të përfundojë me 7 korrik.