Viti i ri shkollor mund të fillojë me prezencë fizike

Viti i ri shkollor mund të fillojë me prezencë fizike
Taulant Krasniqi

17.06.2021 / Lajme

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se janë të interesuar që vitin e ri shkollor 2021-2022 ta fillojmë me prezencë fizike në shkolla dhe me orar të rregullt.

Këtë ajo e bëri të ditur me anë të një postimi në Facebook, duke thënë se pandemia ka shkaktuar çrregullime të shumta edhe në arsim.

“Në mënyrë që viti shkollor të fillojë me kohë dhe pa probleme, jemi përkujdesur që në mesin e personave të vaksinuar kundër Covid-19 të jenë edhe mësimdhënësit”.

“E kemi diskutuar me kohë me Ministrin e Shëndetësisë, zt. Arben Vitia dhe tashmë po realizohet edhe vaksinimi i mësimdhënësve”, ka shkruar mes tjerash Nagavci.

Postimi i plotë:

Pandemia ka shkaktuar çrregullime të shumta edhe në arsim andaj jemi shumë të interesuar që vitin e ri shkollor 2021-2022, ta fillojmë me prezencë fizike dhe me orar të rregullt.

Në mënyrë që viti shkollor të fillojë me kohë dhe pa probleme, jemi përkujdesur që në mesin e personave të vaksinuar kundër Covid-19 të jenë edhe mësimdhënësit. E kemi diskutuar me kohë me Ministrin e Shëndetësisë, zt. Arben Vitia dhe tashmë po realizohet edhe vaksionimi i mësimdhënësve.

Të mërkurën jemi njoftuar zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë se në mesin e personave që do të vaksinohen në vijim, përveç personave mbi moshën 65 vjeçare, të sëmurëve kronik e punëtorëve shëndetësorë , do të jenë edhe mësimdhënësit. Këtë informatë e kemi përcjellë sot edhe tek Drejtoritë Komunale të Arsimit të cilat do t’i informojnë shkollat me detajet e këtij procesi. Çdo individ apo institucion duhet të aplikojë për caktim të terminit në eKosova, sipas njoftimeve të MSh-së për kategoritë që do të vaksinohen sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19.

LAMI Palace – Bëhuni pjesë e ambientit mbretëror duke shijuar çdo detaj!

LAMI Palace një vend i veçantë i ndërtuar dhe dizajnuar me një shije të rrallë dhe unike ofron momente të...

Lexo më shumë

Të fundit