Viti i Grave në Kosovë – Sveçla vlerëson lartë punën e vajzave dhe grave në Policinë e Kosovës

para 6 dite

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shprehur mirënjohjen e tij për vajzat dhe gratë që shërbejnë në uniformën e Policisë së Kosovës.

Viti i Grave në Kosovë – Sveçla vlerëson lartë punën e vajzave dhe grave në Policinë e Kosovës

Sveçla theksoi se kontributi i tyre është i çmuar në mbrojtjen e rendit, ligjit dhe kufijve të vendit.

Sveçla vlerësoi rolin e 1,247 grave dhe vajzave që shërbejnë në Policinë e Kosovës, përfshirë 4 kolonele, 3 nënkolonele, 8 majore, 15 kapitene, 27 togere, 95 rreshtere, 746 police të larta dhe 251 police të reja. Ai theksoi gjithashtu pjesëmarrjen e tyre në njësitë speciale dhe patrullat kufitare.

“Ju jeni shembulli më emblematik se si vajzat dhe gratë e kryejnë detyrën për atdheun. Ju jeni ura që lidh besimin dhe sigurinë mes policisë dhe qytetarëve,” deklaroi Sveçla.

“Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si Vitin e Grave.

Kosova sot ka kufij të mbrojtur, rend e ligj kudo. Në këtë arritje të madhe demokratike kanë kontribut të çmuar 1247 gra e vajza të guximshme, police të Republikës, prej tyre 4 kolonele, 3 nënkolonele, 8 majore, 15 kapitene, 27 togere, 95 rreshtere, 746 police të larta dhe 251 police të reja. Nga këto 8 janë në njësitë speciale dhe 12 janë zyrtare patrulluese të kufirit.

Si Ministër i Punëve të Brendshme shpreh mirënjohjen më të thellë dhe krenarinë për ju, gra e vajza të guximshme dhe vetëmohuese, që me vendosmëri e profesionalizëm, keni vendosur standarte të barazisë dhe e fuqizuat Policinë tonë.

Nga policet e patrullës e punës në komunitet, tek ato në hetime e në mbrojte të kufirit, e deri tek pjesëtaret e njësive speciale jeni shembulli me emblematik se si vajzat e gratë e kryejnë detyrën për atdheun. Ju jeni ura që lidh besimin e sigurinë mes policisë dhe qytetarëve.

Ju e keni hapur me kurajo një rrugë për gjeneratat e ardhshme të vajzave e grave, duke u bërë shembull i guximit, i përpjekjes për barazi, përkushtimit e profesionalizimit.

Ju jeni ato që po qëndroni në vijën e parë të frontit, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit, në mbrojtje të atdheut. Na bëni të gjithëve krenarë ndaj ju detyrohemi të gjithë tepër shumë.

Andaj dua të zotohem publikisht që do të mbështes me çdo kapacitet që me jep ligji Policet tona.

Gjej rastin të ftoj vajzat që t’i bashkohen radhëve të Policisë.

E ne do të vazhdojmë të qëndrojmë krah jush, krenarë për shërbimin tuaj, të frymëzuar nga sakrificat e guximi juaj e të përkushtuar për t’ju mbështetur në çdo hap të këtij rrugëtimi, duke fuqizuar e avancuar dhe me tej pozitën tuaj brenda organizatës policore” ka shkruar Sveçla.

Etiketat

Ofertat e fundit