Vështirësohet qarkullimi në segmentin Suharekë–Prizren, në Autostradën Ibrahim Rugova.

13.04.2026

Një rrëshqitje dheu ka ndodhur në Autostrada Ibrahim Rugova, në segmentin Suharekë–Prizren, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Sipas pamjeve të siguruara, një pjesë e dheut ka përfunduar në rrugë, duke mbuluar pothuajse një korsi të autostradës.

Si pasojë, lëvizja e automjeteve është ngadalësuar dhe drejtuesit po detyrohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë zonë.

Ende nuk dihet nëse ka ndërhyrë ndonjë ekip për pastrimin e rrugës, ndërsa shoferëve u rekomandohet të shmangin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalizimin rrugor për të evituar rreziqe të mundshme.