Vërshimet nga shiu, Hoti tregon se kush do të përfitojë nga Fondi Emergjent

15.01.2021

Para disa dite në Kosovë ka pasur reshje të shiut, ato vazhduan pa ndërprerje ku edhe kanë rritur intensitetin e ujërave nëpër lumenj që kanë shkaktuar vërshime nëpër shumë komuna të Kosovës. Ndërsa Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka njoftuar për krijimin e Fondit Emergjente për sanimin e dëmeve që janë shkaktuar nga vërshimet. Ai […]

Vërshimet nga shiu, Hoti tregon se kush do të përfitojë nga Fondi Emergjent Foto: Ilustrim

Para disa dite në Kosovë ka pasur reshje të shiut, ato vazhduan pa ndërprerje ku edhe kanë rritur intensitetin e ujërave nëpër lumenj që kanë shkaktuar vërshime nëpër shumë komuna të Kosovës.

Ndërsa Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka njoftuar për krijimin e Fondit Emergjente për sanimin e dëmeve që janë shkaktuar nga vërshimet.

Ai tha se fillimisht përmes këtij fondi do të mbështeten familjet të cilave u janë shkaktuar dëme në shtëpitë e tyre të banimit.

“Më vjen keq që vërshimet kanë ndodhur në shumë komuna. Dje kam pasur një diskutim me kryetarët e komunave., janë dëme që kanë ndodhur në toka bujqësore, në infrastrukturë dhe dëme në shtëpi të banimit. E mira është që nuk ka raste fatale nga këto vërshime. Me Fondin Emergjent ne do të mbështesim dëmet në shtëpitë e banimit. Fillimisht do të mbështesim familjet që u janë dëmtuar shtëpitë nga vërshimet”, ka thënë ai.