Vendimi për reciprocitetin me targa, MPB: Shfrytëzoni pikat tjera kufitare, jo Bërnjakun dhe Jarinjën

20.09.2021

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) përmes një njoftimi ka deklaruar se qytetarët të cilët planifikojnë të shfrytëzojnë pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë të Mitrovicës, duhet t’i shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim. Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët të cilët planifikojnë të shfrytëzojnë pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë të Mitrovicës, […]

Vendimi për reciprocitetin me targa, MPB: Shfrytëzoni pikat tjera kufitare, jo Bërnjakun dhe Jarinjën Foto: Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) përmes një njoftimi ka deklaruar se qytetarët të cilët planifikojnë të shfrytëzojnë pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë të Mitrovicës, duhet t’i shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim.

Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët të cilët planifikojnë të shfrytëzojnë pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë të Mitrovicës, që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim, për shkak të pengesave të mundshme që mund të paraqiten në rrugë.

Njëkohësisht, njoftojmë qytetarët të cilët qarkullojnë në dalje nga Republika e Kosovës në drejtim të Serbisë, se mund të shfrytëzojnë targat e Serbisë, por se në hyrje dhe qarkullim brenda Republikës së Kosovës duhet që të pajisen me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës, sipas vendimit të sotshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme.