Mërgimtarët po hyjnë në Kosovë pa pritje të gjata në vendkalimet kufitare

25.12.2025

Rrugët e Kosovës janë mbushur ditëve të fundit me automjete me targa të huaja, si pasojë e ardhjes së mërgimtarëve për festat e fundvitit. Qindra familje nga vendet e ndryshme të Evropës po kthehen në vendlindje për t’i kaluar festat pranë më të dashurve të tyre.

Sipas njoftimeve nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ardhja e mërgimtarëve në Kosovë po vazhdon dhe ende po vërehet fluks në disa pika kufitare të vendit.

Në përditësimin e fundit të MPB-së, bëhet e ditur se pritjet më të mëdha për hyrje në Kosovë janë regjistruar në vendkalimin kufitar Merdare dhe te Dheu i Bardhë, ku koha e pritjes për hyrje sillet rreth 10 deri në 15 minuta. Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare nuk ka kolona dhe pritjet nuk zgjasin më shumë se 3 deri në 5 minuta.

FLUKSI NË PIKAT E KALIMIT KUFITAR

Pikat e kalimit kufitarAutomjeteKamionë
Hyrje (min)Dalje (min)Kolona (m) 
Hyrje
Kolona (m) 
Dalje
Hyrje (min)Dalje (min)Kolona (m) 
Hyrje
Kolona (m) 
Dalje
Bërnjak03-0503-050003-0503-0500
Dheu i Bardhë10-15050003-0503-0500
Glloboqicë05050003-0503-0500
Hani i Elezit05050003-0503-0500
Jarinje03-0503-050003-0503-0500
Kullë03-0503-050003-0503-0500
Merdarë10-1503-050003-0503-0500
Muçibabë05050003-0503-0500
Mutivodë03-0503-050003-0503-0500
Qafë e Morinës03-0503-050003-0503-0500
Qafë e Prushit03-0503-050003-0503-0500
Stançiq05050003-0503-0500
Vërmicë03-0503-050003-0503-0500
Përditesuar: 25/12/2025 14:02:23

Autoritetet bëjnë thirrje për qarkullim të kujdesshëm dhe respektim të rregullave të komunikacionit, për shkak të rritjes së numrit të automjeteve në rrugë.

Ndërkohë, me ardhjen e mërgimtarëve në vend është krijuar një atmosferë festive e jashtëzakonshme, e cila ndihet në qytete dhe fshatra anembanë Kosovës, duke i dhënë gjallëri dhe ngrohtësi këtyre ditëve të fundvitit.