Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet, periudhë informuese deri më 15 mars
Nga dita e nesërme fillon zyrtarisht zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet në Republikën e Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri Besnik Bislimi përmes një postimi në Facebook.
Foto: Ilustrim
Sipas njoftimit, faza e parë e zbatimit do të jetë informuese, ku vizitorët që hyjnë në Kosovë përmes vendkalimeve kufitare do të pajisen me materiale informuese lidhur me procedurat dhe rregullat specifike të parashikuara me këto ligje.
Kjo periudhë do të zgjasë deri më 15 mars.Pas përfundimit të kësaj faze, do të fillojë zbatimi i plotë i të gjitha procedurave dhe rregullave të përcaktuara me ligjet përkatëse.
Qeveria e Republikës së Kosovës thekson se kjo periudhë e zbatimit afirmativ duhet të shfrytëzohet maksimalisht për të nisur procesin e integrimit përmbajtësor të sistemit shëndetësor dhe atij të arsimit në të gjithë territorin e vendit.
