Vdes një grua në aeroportin “Adem Jashari”, gjendja iu keqësua në aeroplan
Një grua ka pësuar sulm në zemër, derisa ishte në aeroplanin që po fluturonte nga Zvicra në Kosovë.
Foto: Ilustrim
Policia njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 22:25.
“ANP-së, Adem Jashari 29.04.2024-22:25. Është raportuar se viktima femër kosovare derisa ishte duke fluturuar në arritje nga Zvicra, i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe pasi është kontrolluar nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës”, bëhet e ditur në njoftim.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.