Ushtrisë së Kosovës i është shtuar një kontingjent prej 42 automjetesh

27.07.2020

Kështu ka bërë të ditur Komandanti Suprem i Ushtrisë së Kosovës njëherit presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili ka bërë të ditur se ka pasur një takim informues me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Ramën. Thaçi ka theksuar se Ushtrisë së Kosovës nga dje i është shtuar një kontingjent prej […]

Ushtrisë së Kosovës i është shtuar një kontingjent prej 42 automjetesh Foto: Ilustrim

Kështu ka bërë të ditur Komandanti Suprem i Ushtrisë së Kosovës njëherit presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili ka bërë të ditur se ka pasur një takim informues me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Ramën.

Thaçi ka theksuar se Ushtrisë së Kosovës nga dje i është shtuar një kontingjent prej 42 automjetesh ushtarake amerikane “Humvee”.

“Edhe rekrutimi i ushtarëve të rinj do të nisë së shpejti. Liria, shteti i pavarur dhe ushtria na japin identitetin dhe krenarinë e lirisë dhe demokracisë”.