Endrit Thaçi: Duke i numëruar ditët kur nga ky objekt do të dalë babi dhe shokët e tij

14.01.2026

Endrit Thaçi ka reaguar publikisht, duke shprehur shpresën dhe pritjen e tij për ditën kur nga Haga do të dalë babai i tij bashkë me shokët e tij.

“Duke i numëruar ditët kur nga ky objekt do të dalë babi dhe shokët e tij,” është shprehur Thaçi, një mesazh që pasqyron pritjen dhe besimin për një përfundim pozitiv të kësaj çështjeje.