Ushtarët e ShBA-së stërvitin FSK-në

11.03.2022

Në këtë stërvitje të FSK-së me forcat e Shteteve të Bashkuara, e cila u realizuara në territorin e Kosovës, u simuluan situata lufte ku ushtria vepron. Gjithashtu u treguan veprime të ushtrisë edhe në raste kur nevojitet ndihmë për qytetarët. Gjuajtje dhe reagime të tjera të nevojshme në situata të rrezikshme, ishin veprimet e pjesëtarëve […]

Në këtë stërvitje të FSK-së me forcat e Shteteve të Bashkuara, e cila u realizuara në territorin e Kosovës, u simuluan situata lufte ku ushtria vepron.

Gjithashtu u treguan veprime të ushtrisë edhe në raste kur nevojitet ndihmë për qytetarët.

Gjuajtje dhe reagime të tjera të nevojshme në situata të rrezikshme, ishin veprimet e pjesëtarëve të ushtrisë më të re në Evropë bashkë me të cilët ishin amerikanët në rolin e këshilltarit.

E tek këta të fundit kishte diçka tejet të veçantë. Amerikani në uniformë ushtarake duket se kishte marrë dhuratë emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e kishte vendosur në krah.

Stërvitjet e Forcave Operative Speciale Amerikane me Forcën e Sigurisë së Kosovës janë zhvilluar për disa javë rresht.

Forcat e ushtrisë amerikane kanë zhvilluar trajnime edhe me Njësinë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës.