Kurti dhe Merz diskutojnë të ardhmen evropiane dhe bashkëpunimin ekonomik

22.10.2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kancelarin gjerman Friedrich Merz në kuadër të Samitit XIII të Procesit të Berlinit, i cili është mbajtur në Mal të Zi. Gjatë takimit, Merz e ka uruar Kurtin për mandatin e ri.

“Të gjithë duhet të bëjnë të njëjtën gjë, sepse askush nuk mund ta mbajë peng rajonin”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka bërë të ditur se investimet direkte nga Gjermania në Kosovë arrijnë në rreth 1.5 miliardë euro, ndërsa 62 për qind e tyre janë realizuar gjatë pesë viteve të fundit.

Ai ka theksuar se potenciali për bashkëpunim të mëtejshëm mbetet i madh në industri, energji, transport, teknologji të informacionit dhe arsim profesional.

Në fund, Kurti ka njoftuar se javën e ardhshme Prishtina do të mirëpresë Forumin e tretë Ekonomik Gjermano-Kosovar, duke e cilësuar Gjermaninë si pjesë të së ardhmes evropiane të Kosovës.