Ura të reja mbi Ibër, MMPHI dhe Komunat e Mitrovicës nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për infrastrukturën

para 20 dite

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu, ka njoftuar sot përmes një postimi në Facebook për nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi me Komunat e Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut.

Ura të reja mbi Ibër, MMPHI dhe Komunat e Mitrovicës nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për infrastrukturën

Ky memorandum synon mbështetjen e projekteve infrastrukturore, me fokus ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër.

Në ceremoninë e nënshkrimit, Ministri Aliu ishte i shoqëruar nga Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, Nënkryetari i Mitrovicës (Jug), Arian Tahiri, si dhe Kryesuesi i Bordit të Mitrovicës, Elbert Krasniqi.

“Bashkë me Kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, dhe Nënkryetarin e Mitrovicës, Arian Tahiri, në prani edhe të Kryesuesit të Bordit të Mitrovicës, Elbert Krasniqi nënshkruam Memorandum për mbështetje në projekte infrastrukturore mes MMPHI-së dhe të dy komunave; për një qytet më të lidhur, më funksional dhe më të jetueshëm për të gjithë banorët,” shkroi Ministri Aliu.

Pika kyçe e këtij memorandumi është projekti i përbashkët për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër. Ministri Aliu theksoi se këto projekte do të lehtësojnë qarkullimin e qytetarëve të të dy komunave dhe do të shërbejnë si infrastrukturë kyçe për komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet qytetarëve. Ai shtoi se qëllimi është forcimi i integrimit social dhe zhvillimit ekonomik në të dy anët e qytetit.

Etiketat

Ofertat e fundit