“Unë të votova ty, ti votoje Trustin”, qytetarët kërkojnë t’u mundësohet t’i tërheqin kursimet nga Trusti

26.05.2022

Protestuesit kanë kërkuar që ekzekutivi t’i përgjigjet atyre. Përmes pankartave që i kishin në duar, protestuesit kërkonin nga deputetët që të votojnë projektligjin e propozuar për tërheqjen e mjeteve deri në 30 përqind nga Trusti. “Unë të votova ty, ti votoje trustin”, “Djersa është e jona, lejoni kursimet tona”, “Trusti është i joni jo i […]

“Unë të votova ty, ti votoje Trustin”, qytetarët kërkojnë t’u mundësohet t’i tërheqin kursimet nga Trusti Foto: Ilustrim

Protestuesit kanë kërkuar që ekzekutivi t’i përgjigjet atyre.

Përmes pankartave që i kishin në duar, protestuesit kërkonin nga deputetët që të votojnë projektligjin e propozuar për tërheqjen e mjeteve deri në 30 përqind nga Trusti.

“Unë të votova ty, ti votoje trustin”, “Djersa është e jona, lejoni kursimet tona”, “Trusti është i joni jo i Qeverisë”, ishin disa nga thirrjet the pankartat e qytetarëve në protestë.

Pro kësaj ishin edhe disa punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

“Ne si Sindikatë e Re e KEK-ut kemi bërë disa sondazhe me punëtorë, ku mbi 90 për qind e tyre kanë shprehur vullnetin për tërheqjen e mjeteve sepse dihet gjendja e tyre. Kjo gjendje socio ekonomike pas pandemisë me të vërtetë punëtorët kanë nevojë. Por kjo nuk do t’ju ndihmoj vetëm punëtorëve por mbarë qytetarëve të Kosovës. Ato janë kursimet tona, ato nuk janë kursimet e qeverisë.

Ata që nuk kanë dëshirë t’i tërheqin ato mjete le ti lënë aty”, tha kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumica, mbi 90 për qind e tyre janë shprehur pro kësaj tërheqjeje.

“Vullneti i të gjithëve është për t’i tërhequr ato mjete. Ne nuk shohim investim në vendin tonë edhe për kundër papunësisë e ikjes së qytetarëve. Lus Qeverinë, Parlamentin e partitë politike që të votojnë pro kësaj tërheqje sepse sot o kurrë kemi nevojë”, tha ai, raporton EO.

Organizatori i kësaj proteste, Adnan Jashari, tha se protesta do të përsëritet nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre.

“Do të presim që në javën e ardhshme Kuvendi i Kosovës ta vendos në rënd të ditës tërheqjen e mjeteve nga Trusti. Nëse nuk ndodh, do të dalim sërish në protestë. Nuk i duam paratë për qejfe por sepse jemi në gjendje të vështirë. Çmimet janë rritur pagat kanë mbetur të njëjta. Prandaj duam kursimet tona”, tha Jashari.