“Thaçi dhe të tjerët”, ZPS nuk do të mbështetet më në dëshmitë e 12 dëshmitarëve
para 35 dite
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur se në rastin “Thaçi dhe të tjerët” i ka larguar 12 dëshmitarë.
Gjatë konferencës së datës 1 tetor për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët, ZPS-ja njoftoi se janë edhe 65 dëshmitarë për t’u thirrur në gjykatë si dhe 54 dëshmi për t’u pranuar me shkrim, por ky numër mund të zvogëlohet në të ardhmen.
Ndërsa sot, më 1 nëntor, ZPS-ja njoftoi, se nuk do të mbështetet më në dëshmitë e dymbëdhjetë dëshmitarëve. Gjithashtu, ZPS-ja do t’i paraqesë deklaratat e tetë dëshmitarëve me shkrim në vend të dëshmive të drejtpërdrejta në gjykatë.
Duke iu përgjigjur kërkesës së trupit gjykues, ZPS-ja deklaroi se data e synuar e 1 prillit 2025 për përfundimin e çështjes së tyre është e arritshme.
Etiketat
Zyba: Dodik i dërgoi ftesë Thaçit, por për Kurtin reagon ashpër! Ai juve po ju lyp, juve po ju don 2.0
Lajme para 1 orë
Kurti e filloi vizitën në Sarajevë me homazhe në memorialin e 1601 fëmijëve të vrarë nga forcat serbe
Lajme para 1 orë
Komshiq priti kryeministrin e Kosovës: E vlerësojmë heqjen e vizave, nuk do të pyesim askënd se me kë do të takohemi
Lajme para 3 ore
Dodik kundërshton vizitën e Kurtit në Sarajevë, por vetë e kishte ftuar Thaçin pesë vjet më parë
Lajme para 5 ore