Thaçi dhe të tjerët dalin sot para Gjykatës Speciale
Sot në Hagë do të mbahet konferenca e shtatë për ecurinë e çështjes kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Nga Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se seanca e radhës për konferencën ndaj ish-krerëve të UÇK-së mbahet sot (14 shtator) nga ora 14:30. Ndërkohë ditë “Siç është njoftuar në kalendarin tonë të […]
Sot në Hagë do të mbahet konferenca e shtatë për ecurinë e çështjes kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Nga Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se seanca e radhës për konferencën ndaj ish-krerëve të UÇK-së mbahet sot (14 shtator) nga ora 14:30.
Ndërkohë ditë
“Siç është njoftuar në kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e shtatë për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet të martën, më 14 shtator në orën 14:30”, ka njoftuar Gjykata Speciale.
Ndryshe, ditë më parë ka përfunduar konferenca përgatitore e ZPS-së në çështjen e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj.
Trupi gjykues në konferencë nxori një numër vendimesh gojore që urdhërojnë mes tjerash se gjykimi në këtë çështje do të fillojë me datën 7 tetor me deklaratën hyrëse të ZPS-së.
Kujtojmë se Gjykata Speciale në Hagës për hetimin e krimeve të kryera gjatë luftës së Kosovës, në tetor të vitit të kaluar konfirmoi aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, nën dyshime për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë në 1998 dhe 1999.
Të gjithë ata janë në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit të kaluar.