Tetë shërbime të reja të Gjendjes Civile tani online në Platformën eKosova

28.04.2025

Qytetarët e Kosovës tashmë kanë mundësi të përfitojnë nga tetë shërbime të reja elektronike në kuadër të kategorisë “Gjendja Civile” në Platformën eKosova.

Kjo është bërë e mundur falë bashkëpunimit mes Platformës eKosova dhe Agjencisë së Regjistrit Civil (ARC), duke lehtësuar qasjen e qytetarëve në dokumente të rëndësishme pa pasur nevojë të paraqiten fizikisht në zyrat përkatëse.

Shërbimet e reja të lansuara përfshijnë një gamë të gjerë certifikatash të nevojshme për situata të ndryshme jetësore:

  1. Certifikata e vendbanimit: http://ekosova.rks-gov.net/623
  2. Certifikata e shtetësisë: http://ekosova.rks-gov.net/624
  3. Certifikata mbi statusin martesor: http://ekosova.rks-gov.net/625
  4. Certifikata e bashkësisë familjare: http://ekosova.rks-gov.net/626
  5. Certifikata e vendbanimit për anëtarë të familjes: http://ekosova.rks-gov.net/627
  6. Certifikata e shtetësisë për anëtarë të familjes: http://ekosova.rks-gov.net/628
  7. Certifikata mbi statusin martesor për anëtarë të familjes: http://ekosova.rks-gov.net/629
  8. Certifikata e bashkësisë familjare për anëtarë të familjes: http://ekosova.rks-gov.net/630

Këto shërbime të reja synojnë të modernizojnë dhe të thjeshtojnë procesin e marrjes së dokumenteve të Gjendjes Civile, duke kursyer kohë dhe duke shmangur radhët e gjata në sportelet administrative.