Testi i maturës/ Mësohet data e publikimit të rezultateve

23.06.2024

Komisioni Shtetëror i Maturës njofton se ka përfunduar Provimi i Maturës 2024, të cilit iu nënshtruan rreth 19 mijë maturantë në 151 qendra të testimit me gjithsej 1500 klasa.

Testi i maturës/ Mësohet data e publikimit të rezultateve

Këtë vit kanë qenë të angazhuar 180 kryetarë të komisioneve të caktuar nga MASHTI, 1500 administrues dhe 1500 mbikëqyrës nga Parlamenti i studentëve të UP-së.

Komisioni Shtetëror i Maturës falënderon të gjithë akterët e përfshirë në procesin e testimit për kontributin e tyre në mbarëvajtje të procesit.

Sipas raporteve të administratorëve, në disa qendra ka pasur largim të nxënësve nga provimi për shkak të përdorimit të telefonave.

Sa i përket të dhënave të tjera rreth administrimit, Komisioni Shtetëror i Maturës  do të raportojë pas përpunimit të të gjitha raporteve nga të gjitha Qendrat e Testimit në nivel vendi.

Rezultatet e provimit të maturës do të publikohen më 1 korrik 2024, njofton MASHTI

Etiketat

Ofertat e fundit