Terminet për viza, ambasada gjermane thotë se lista e pritjes për muajin shtator është e mbyllur

30.08.2021

Ambasada gjermane në Kosovë bënë të ditur se ka regjistrime të mjaftueshme të numrit të termineve për viza për muajin shtator. Sipas njoftimit të ambasadës gjermane në Kosovë bëhet e ditur se për terminet që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme. Prandaj lista e pritjes për termine për muajin […]

Terminet për viza, ambasada gjermane thotë se lista e pritjes për muajin shtator është e mbyllur Foto: Ilustrim

Ambasada gjermane në Kosovë bënë të ditur se ka regjistrime të mjaftueshme të numrit të termineve për viza për muajin shtator.

Sipas njoftimit të ambasadës gjermane në Kosovë bëhet e ditur se për terminet që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme. Prandaj lista e pritjes për termine për muajin shtator është mbyllur. Lista e pritjes për Tetorin do të hapet në javën e dytë të Shtatorit.

Ambasada nuk merr tarifë për caktimin e termineve. Gjithashtu as terminet e hershme nuk caktohen kundrejt pagesës së një Tarife. 

Muajin e kaluar ka pasur vështirësi të mëdha për të siguruar termin, kjo për shkak të kërkesave të mëdha.
Në medie madje është raportuar se qytetarët po paguajnë shuma të mëdha në agjensione të ndryshme për të siguruar një termin.