Plotësohet numri, kosovarët i plotësojnë terminet për viza pune në Gjermani, terminet e reja në vitin 2026
Të gjithë kosovarët që ëndërrojnë një të ardhme në Gjermani duhet të presin edhe një vit.
Kontigjenti vjetor i termineve për viza pune për punëtorët pa kualifikime nga Kosova që duan të punojnë në Gjermani është plotësuar për vitin 2025 për më pak se një muaj. Kërkesat e reja për viza pune sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor në ambasadën gjermane në Kosovë do të pranohen në vitin 2026.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, e cila tha se më nuk do të jepen termine të tjera për viza pune sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor.
Këtë lajm e konfirmon edhe Agjencia për Punë në Gjemrani, e cila në faqen e saj ka publikuar informacione se kontigjenti i kërkesave për “Vorabzustimmung” (parapëlqimin) për shtetasit e Kosovës është plotësuar.
Kontigjenti për Kosovën është plotësuar për më pak se një muaj, që tregon se interesimi për punëtorët pa kualifikime nga Kosova që të punojnë në Gjermani është shumë i madh. Për vendet e tjera: Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë akoma ka vende të lira. Për të gjitha gjashtë vendet parashikohet një kontigjent prej 50 mijë viza pune. Secili vend e ka kontigjenin e vetë, e për Kosovën është plotësuar kuota për më pak se një muaj.