Tërheqja e 10%-it nga kursimet pensionale, Trusti tregon si do të bëhet aplikimi

06.12.2020

Sipas Ligjit për Rimbëkëmbje Ekonomike të votuar nga Kuvendi i Kosovës kontributpaguesit mund t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës. Lidhur me këtë Trusti njofton të gjithë qytetarët me procesin e aplikimit deri te tërheqja e mjeteve. “Të nderuar kontribues,Tërheqja prej 10% është dekretuar sot, si pjesë […]

Sipas Ligjit për Rimbëkëmbje Ekonomike të votuar nga Kuvendi i Kosovës kontributpaguesit mund t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Lidhur me këtë Trusti njofton të gjithë qytetarët me procesin e aplikimit deri te tërheqja e mjeteve.

“Të nderuar kontribues,Tërheqja prej 10% është dekretuar sot, si pjesë e ligjit për rimëkëmbjen ekonomike.

Aplikimi për tërheqje të 10% do të bëhet vetëm ONLINE dhe përmes një faqeje të veçantë interneti. Pra, nuk keni nevojë që tani të krijoni qasje në eTrusti.

Adresa e faqes së veçantë të internetit për aplikim të tërheqjes 10% dhe detajet tjera do të publikohen ditëve në vijim.Për aplikim janë në dispozicion 4 muaj.

Prandaj, mos u brengosni nëse nuk mund të aplikoni që në ditët e para pas dekretimit” thuhet në njoftimin e Trustit.