Telekomit i bllokohen llogaritë, pas vendimit të Komerciales

01.03.2024

Telekomit të Kosovës i janë bllokuar llogaritë, pas vendimit të Gjykatës Komerciale lidhur me borxhin 5.7 milionësh ndaj Z-Mobile.

Telekomit i bllokohen llogaritë, pas vendimit të Komerciales

Fadil Lepaja nga Telekomi e ka konfirmuar lajmin dhe ka thënë se do të ndërmarrin të gjithë hapat ligjorë që tërheqja e mjeteve të mos ndodhë, ndërkohë që ka thënë se nesër do të njoftojnë për detajet.

Telekomi ishte ankuar javë më parë për vendimin e Komerciales, duke e cilësuar të jashtëligjshëm e kriminal. Kryeshefja e Telekomit, Burbuqe Hana, e pati akuzuar gjyqtarin e rastit se është i përfshirë në skemë kriminale.

Aktvendimi i Komerciales e obligon Telekomin t’ia paguajë “Dardafonit” 5.7 milionë euro, dhe kjo pas mbi 40 milionë sa ia ka paguar më parë po kësaj kompanie.

Etiketat