Kosova, lider në rajon në teknologji, Vala mbulon vendin 100% me 4G dhe 65% me 5G
Një hap i madh përpara në fushën e teknologjisë së komunikimit në Kosovë. Burbuqe Hana, kryeshefe e Telekomit të Kosovës, njoftoi sot se projekti i modernizimit të rrjetit është finalizuar me sukses, duke bërë që vendi të mbulohet plotësisht me rrjetin mobil 4G dhe 4G+. Për më tepër, një pjesë e konsiderueshme prej 65% e […]
Një hap i madh përpara në fushën e teknologjisë së komunikimit në Kosovë.
Burbuqe Hana, kryeshefe e Telekomit të Kosovës, njoftoi sot se projekti i modernizimit të rrjetit është finalizuar me sukses, duke bërë që vendi të mbulohet plotësisht me rrjetin mobil 4G dhe 4G+.
Për më tepër, një pjesë e konsiderueshme prej 65% e territorit të Kosovës tashmë është e mbuluar me rrjetin e gjeneratës së pestë, 5G.
“Ky projekt ka qenë jashtëzakonisht kompleks dhe ka kërkuar investime të mëdha për të përmirësuar infrastrukturën tonë teknologjike, e cila ishte e vjetëruar,” tha Hana.
“Sot, me kënaqësi mund të themi se Kosova është në krye të rajonit në implementimin e teknologjive më të fundit. Mbulimi 100% me 4G dhe 65% me 5G do të thotë shërbime më të shpejta, më të besueshme dhe më të gjera për qytetarët dhe bizneset tona.”