Tekstet shkollore dhe kontratat njëburimore – PDK kërkon themelimin edhe të dy komisioneve hetimore

12.02.2024

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka bërë të ditur se PDK do të propozoj themelimin edhe të dy komisioneve hetimore parlamentare.

Tekstet shkollore dhe kontratat njëburimore – PDK kërkon themelimin edhe të dy komisioneve hetimore Foto: Ilustrim

Ai ka shtuar se për këto komisione do të krijohen për tekstet shkollore dhe për kontratat njëburimore.

“Do të propozojmë edhe dy komisione të tjera. Njëri do të jetë për tekstet shkollore. Ministria e Arsimit vazhdon të paguajë libra për nxënësit tanë, një proces i degraduar edhe me keqpërdorime të mëdha financiare. Dyshojmë që ky proces i ka tejkaluar shifrat”, tha Tahiri.

Tahiri shtoi se Grupi Parlamentar i PDK-së ka arrit që t’i përmbledh kontratat një burimore, do të kërkojmë një Komision Hetimor që do të hetoj këto kontrata burimore.

“PDK ka arritur t’i përmbledhë në masë të madhe kontratat njëburimore, poashtu do të kërkojmë që të hetohen këto kontrata.  Këto kontrata janë burim i korrupsionit në Kosovë”, tha ai.