Të hënën vendoset nëse do të ketë rinëmurim të votave në disa vendvotime

20.02.2021

Është duke vazhduar procesi i verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Po ashtu në QNR po bëhet procesimi i të dhënave të formularëve të rezultateve të kandidatëve dhe subjekteve politike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të hënën do të vendos nëse do të ketë rinumërim të votave në disa […]

Të hënën vendoset nëse do të ketë rinëmurim të votave në disa vendvotime Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar procesi i verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Po ashtu në QNR po bëhet procesimi i të dhënave të formularëve të rezultateve të kandidatëve dhe subjekteve politike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të hënën do të vendos nëse do të ketë rinumërim të votave në disa vendvotime të ndryshme, pasi aktualisht është duke u bërë auditimi i disa votave, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai ka thënë pas marrjes së raportit KQZ-ja do ta shqyrtoj dhe më pas do të vendoset.

“Ka vendvotime që janë duke ju nënshtuar procesit të auditimit dhe deri të hënën më së largu do të kemi raportin, ku QNR-ja do të paraqes rekomandimet dhe më pas KQZ-ja vendos nëse do të ketë rinumërim në disa vendvotime”, tha Elezi.

Ai tha se nuk ka afat ligjor për publikimin e rezultateve përfundimtare.

“Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 2014 dhe 2017, kanë marrë pothuajse të njëjtën kohë për t’u përmbyllur. Nga dita e zgjedhjeve deri në certifikim të rezultateve KQZ-së i janë dashur 27 ditë më 2014 dhe 28 ditë më 2017.

Numri i vendvotimeve të rinumëruara ka qenë 21% – 22% e vendvotimeve. Ndërsa, zgjedhjet e vitit 2019, nga dita e zgjedhjeve deri në certifikim janë përmbyllur brenda 53 ditëve. Më 2019 procesi ka zgjatur më shumë për shkak të numrit të madh të vendvotimeve të rinumëruara, rreth 90% e tyre apo 2,254 nga 2,547 vendvotime”, ka theksuar ai.