Të dhënat e fundit, deri në 40 minuta pritje në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë

25.08.2025

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi pritjet në kufi.

Aktualisht kolona ka te Dheu i Bardhë në hyrje dhe në dalje dhe në Merdarë në dalje.

Sipas përditësimit të orës 16:07 pritjet për dalje nga Kosova në Merdarë janë 40 minuta, ndërsa në pikën kufitare Dheu i Bardhë koha e pritjeve është evidentuar edhe në hyrje dhe dalje deri në 40 minuta.

Gjendje normale dhe e qetë është raportuar në pikat tjera kufitare ku koha e pritjeve është nga 5-10 minuta.