Tahiri për dy vitet e Qeverisë Kurti: Dy vjet varfëri dhe dobësim të Kosovës

06.04.2023

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka paraqitur rezolutën për punën dyvjeçare të qeverisë. Në fjalën e tij ai ka thënë se kur tashmë ekzekutivi i drejtuar nga Albin Kurti ka hyrë në vitin e tretë të qeverisjes nuk mund të mburret për dy gjëra. “Mund të lavdërohen për gjithçka, vetëm jo […]

Tahiri për dy vitet e Qeverisë Kurti: Dy vjet varfëri dhe dobësim të Kosovës Foto: Ilustrim

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka paraqitur rezolutën për punën dyvjeçare të qeverisë.

Në fjalën e tij ai ka thënë se kur tashmë ekzekutivi i drejtuar nga Albin Kurti ka hyrë në vitin e tretë të qeverisjes nuk mund të mburret për dy gjëra.

“Mund të lavdërohen për gjithçka, vetëm jo për punë dhe rezultate. Për dy vjet shohim logjikë arbitrare të punës, antikushtetuese dhe varfëruese. Është qeveri arbitrare sepse ka bërë punësime antikushtetuese. Është antkishtetuese që prej shkarkimit të Komisionit të Pavarur të Shërbyesve Civil. Ligjin për Këshillin Prokurorial…Këto tregojnë logjikën antikushtetuese”.

Tahiri ka përmendur edhe moskalimin e pagës minimale, duke shtuar se nuk ka vepruar për ta lehtësuar ekonominë.

“Kurrë më keq s’kemi qenë në rrafshin ndërkombëtar. Raporti i DASH tregon se kjo qeveri ka hyrë edhe në afera korruptive”.