Tahiri: E papranueshme të mos tregohet vlera e koeficientit edhe pasi është nënshkruar ligji i pagave

07.01.2023

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-AAK, Besnik Tahiri, tha sot se vlera e koeficientit të pagave po vazhdon të mbahet sekret dhe kjo sipas tij është e papranueshme. Tahiri në një konferencë për media, theksoi se 80 mijë shërbyes publikë të vendit të jenë në ethe duke mos e ditur pagën […]

<strong>Tahiri: E papranueshme të mos tregohet vlera e koeficientit edhe pasi është nënshkruar ligji i pagave</strong> Foto: Ilustrim

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-AAK, Besnik Tahiri, tha sot se vlera e koeficientit të pagave po vazhdon të mbahet sekret dhe kjo sipas tij është e papranueshme.

Tahiri në një konferencë për media, theksoi se 80 mijë shërbyes publikë të vendit të jenë në ethe duke mos e ditur pagën e tyre.

“Është e papranueshme që të mos përcaktohet vlera e koeficientit tani kur ligji është në fuqi dhe është nënshkruar nga presidentja”, tha ai duke shtuar se si është e mundur të mos kalkulohet për kaq muaj vlera e koeficientit.

Sipas tij, ky ligj do të shpëtojë nga kontestimi i Kushtetueses vetëm me vlerën e koeficientit prej 129 euro.

“A është qëllimi edhe që më tutje që ky ligj të përdoret si instrument shantazhues apo jo? Si ka logjikë për gjashtë muaj të mos kalkulohet kur dihet se sa është buxheti … Në qoftë se qëllimi ka qenë që ky ligj të kontestohet nga Gjykata kushtetuese le të na thonë. Kontestimi ka filluar. AAK e ka një porosi për kryeministrin dhe qeverinë: në mënyrë që ky ligj të shpëtohet nga kontestimi i Gjykatës Kushtetuese, vlera e koeficientit duhet të jetë 129 euro”, u shpreh Tahiri. /Telegrafi/