Sveçla me lajm të mirë për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës nga Gjermania

12.01.2022

Të dy kanë biseduar edhe për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës nga Gjermania, teksa Sveçla njofton se njohja është në fazën finale. “Duke pasur parasysh që një numër jashtëzakonisht i madh i qytetarëve tanë jetojnë në zonën e Bavarisë dhe në gjithë Republikën e Gjermanisë, biseduam për politika konkrete që lehtësojnë jetën dhe angazhimet […]

Sveçla me lajm të mirë për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës nga Gjermania Foto: Ilustrim

Të dy kanë biseduar edhe për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës nga Gjermania, teksa Sveçla njofton se njohja është në fazën finale.

“Duke pasur parasysh që një numër jashtëzakonisht i madh i qytetarëve tanë jetojnë në zonën e Bavarisë dhe në gjithë Republikën e Gjermanisë, biseduam për politika konkrete që lehtësojnë jetën dhe angazhimet e tyre atje.

Ne tanimë jemi në fazën finale të njohjes së patentshoferëve të Republikës së Kosovës nga Gjermania dhe këta janë hapat tanë konkret në këtë drejtim”, njoftoi Sveçla.

Njoftimi i plotë:

Kisha nderin e madh që në Ministrinë e Brendshme të Bavarisë, në Republikën Federale të Gjermanisë, të pritem në takim nga homologu im Z. Joachim Herrmann.

Në këtë takim kam shprehur mirënjohjen tonë ndaj shtetit gjerman, që vazhdon të mbetet aleati ynë si në shtetndërtim ashtu edhe në ngritje të kapaciteteve tona. Biseduam për prioritetet tona në luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, forcimin e shtetit ligjor dhe zhvillimin socio-ekonomik veçanërisht tani gjatë përballjes me pandeminë Covid-19. Liberalizimi i vizave për qytetarët tanë, anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në Interpol janë synimet tona për të cilat e njoftova që jemi duke u angazhuar intensivisht për ti realizuar dhe që natyrisht kemi nevojë edhe për angazhimin dhe ndihmën e tyre. Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit mes Policisë së Bavarisë dhe Policisë së Kosovës, bashkëpunimin në shkëmbim të informatave dhe zgjerim të bashkëpunimit bilateral të Ministrive tona, që padyshim do të lehtësojnë zbatimin e prioriteteve tona dhe për të gjitha këto kishte gatishmëri të plotë nga z. Herrmann.

Duke pasur parasysh që një numër jashtëzakonisht i madh i qytetarëve tanë jetojnë në zonën e Bavarisë dhe në gjithë Republikën e Gjermanisë, biseduam për politika konkrete që lehtësojnë jetën dhe angazhimet e tyre atje. Ne tanimë jemi në fazën finale të njohjes së patentshoferëve të Republikës së Kosovës nga Gjermania dhe këta janë hapat tanë konkret në këtë drejtim.

Pandemia Covid-19 ka vështirësuar takimet e udhëtimet tona por me dëshirën më të madhe kam ftuar z. Herrmann të vizitojë Republikën e Kosovës që ta njoftojmë nga afër me punën dhe arritjet tona.