Sveçla: A duhet tash çdo ditë ta pyesim dikë për aksionet tona

13.10.2021

Po ashtu, gjatë kësaj konference, ministri Sveçla ka reaguar edhe ndaj deklaratës së përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pasi që ky i fundit ka thënë se aksioni i sotshëm i Policisë së Kosovës në veri ishte i njëanshëm dhe i pa koordinuar. Ministri i Punëve të Brendshme ka thënë se të tilla […]

Sveçla: A duhet tash çdo ditë ta pyesim dikë për aksionet tona Foto: Ilustrim

Po ashtu, gjatë kësaj konference, ministri Sveçla ka reaguar edhe ndaj deklaratës së përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pasi që ky i fundit ka thënë se aksioni i sotshëm i Policisë së Kosovës në veri ishte i njëanshëm dhe i pa koordinuar.

Ministri i Punëve të Brendshme ka thënë se të tilla aksione në Kosovë ka për çdo ditë.

“Sa i përket Borrellit, aksione të tilla kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal, ne kemi gati për çdo ditë. Dje Policia e Kosovës ka pasur një aksion jashtëzakonisht të suksesshëm ku është arrestuar një falsifikator i faturave të ndryshme me 18 vula të ndryshme falso. Nacionaliteti i tij është turk.

Tash a është dashur edhe ne dje ta lajmërojmë dikë apo të koordinohemi me dikë për aksionin tonë. Ky aksion ka qenë puro kundër kontrabandës që është një plagë që po kullon në financa për çdo ditë për shtetin dhe qytetarët e varfër të Kosovës”, ka thënë ai.

Gjithashtu, më tutje Sveçla ka shtuar se është qasje e gabuar që të mendohet se duhet të ketë bashkëpunim me Beogradin, për ta luftuar krimin dhe kontrabandën.

“Nëse dikush mendon se ne duhet që të koordinohemi me Beogradin që të godasim ata të cilët Beogradi po i mbron në krim, atëherë mendoj që është një qasje e gabuar”, ka thënë ai.