Sulmet terroriste, Veliu thotë se nuk ka indikacione për diçka të tillë në Kosovë

03.11.2020

Katër civilë janë vrarë dhe 22 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një sulm terrorist mbrëmjen e së hënës në Vjenë të Austrisë. Pas gjendjes së krijuar në shtetet evropiane nga sulmet terroriste Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu, ka takuar sot ud. të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, […]

Sulmet terroriste, Veliu thotë se nuk ka indikacione për diçka të tillë në Kosovë Foto: REUTERS/Lisi Niesner

Katër civilë janë vrarë dhe 22 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një sulm terrorist mbrëmjen e së hënës në Vjenë të Austrisë.

Pas gjendjes së krijuar në shtetet evropiane nga sulmet terroriste Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu, ka takuar sot ud. të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmetin.

Pas takimit ministri Veliu ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka ndonjë indikacion apo informacion konkret për ndonjë sulm të mundshëm terrorist në Kosovë, por as edhe Kosova nuk mund të jetë imune, sikurse nuk janë edhe shtetet më të zhvilluar në rajon e më gjerë.

“Sot bashkë me ud. Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z.Samedin Mehmeti diskutuam për zhvillimet aktuale në vend dhe rajon.

Nga Policia e Kosovës dhe Institucionet tjera të sigurisë, kërkova që të bëhen vlerësime të vazhdueshme lidhur me nivelin e sigurisë, kërcënimit nga çfarëdo aktiviteti kriminal, duke përfshirë edhe kërcënimin nga terrorizmi, si dhe konform nevojës dhe vlerësimeve të ngriten masat e sigurisë.

Aktualisht nuk ka ndonjë indikacion apo informacion konkret për ndonjë sulm të mundshëm terrorist në Kosovë, por as edhe Kosova nuk mund të jetë imune, sikurse nuk janë edhe shtetet më të zhvilluar në rajon e më gjerë.

Institucionet e vendit janë të gatshme që varësisht nga situata të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme me qëllim të parandalimit të çfarëdo lloj kërcënimi ndaj sigurisë së vendit” thuhet në kumtesën e ministrit Veliu.