Ardian Shala: Nuk e kemi shkarkuar Agim Veliun
Kanë mbetur edhe disa muaj deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Ndonëse nuk është bërë e ditur ndonjë datë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, subjektet politike kanë filluar prezantimin e kandidatëve për kryetar të Komunave apo edhe për Kuvend Komunal. Duke marrë parasysh proceset e kaluara të zgjedhjeve lokale, edhe në këto zgjedhjet të këtij […]
Kanë mbetur edhe disa muaj deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
Ndonëse nuk është bërë e ditur ndonjë datë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, subjektet politike kanë filluar prezantimin e kandidatëve për kryetar të Komunave apo edhe për Kuvend Komunal.
Duke marrë parasysh proceset e kaluara të zgjedhjeve lokale, edhe në këto zgjedhjet të këtij viti mijëra kandidatë do të garojnë për pozitën e kryetarit në gjithsej 38 komuna apo edhe për ulëse në Kuvendet Komunale.
Dje Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur një mbledhje, ku temë kryesore e mbledhjes ishte diskutimi për zgjedhjet lokale si dhe propozimin e kandidatëve për kryetarë komunash.
Komunat për të cilat tashmë janë zyrtarizuar kandidatët për kryetarë janë: Prishtina, Podujeva, Peja, Suhareka, Lipjani, Fushë-Kosova, Vitia dhe Vushtrria.
Në Podujevë për kryetar të Komunës do të garojë Ekrem Hyseni, përkundër faktit se në krye të degës në këtë qytet ishte Agim Veliu.
Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës nga radhët e LDK-së njëherish anëtar i Kryesisë së këtij subjekti politik, Ardian Shala ka thënë se Kryesia nuk e ka shkarkuar Agim Veliun nga pozita e kryetarit të degës së kësaj partie në Podujevë.
Ai ka thënë se kryetar atje mbetet Agim Veliu dhe se Kryesia nuk ka marrë kurrfarë vendimi.
“Jo nuk është diskutuar çështja e përjashtimit, absolutisht jo. Nuk jemi marrë me kryetarin e degës atje , temë diskutimi ka qenë kandidatura për Podujevën.
Kryetar I degës është ai që është, nuk e kemi diskutuar atë punë. Këtij (Ekrem Hysenit) i’u kanë dhënë kompetencat për me formu ekipin zgjedhorë dhe shtabin zgjedhorë”, ka thënë Shala për Front Online.