Sukses ndërkombëtar për FSK-në: Qendrim Berisha shpallet kursanti më i mirë në Mbretërinë e Bashkuar

para 26 dite

Nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Qendrim Berisha, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare, duke përfunduar me rezultate të larta Kursin Ndërkombëtar për Teknik të Municioneve (International Technician Ammunition Course) në Mbretërinë e Bashkuar.

Sukses ndërkombëtar për FSK-në: Qendrim Berisha shpallet kursanti më i mirë në Mbretërinë e Bashkuar

Berisha është përzgjedhur si kursanti më i mirë ndërkombëtar, duke fituar çmimin prestigjioz “Comera Cup”, përballë pjesëmarrësve nga vende si Gana, Estonia dhe Kuvajti, njofton Klankosova.tv.

Sipas njoftimit të FSK-së, kursi është i ndarë në tri module kryesore:

  • Moduli i parë përfshin njohuritë e përgjithshme mbi municionet, duke filluar nga përbërja kimike, procesi i prodhimit dhe identifikimit të municioneve, kalibrat e ndryshëm, deri tek pajisjet më të sofistikuara si mortajat, minat dhe raketat anti-tank si Javelin dhe NLAW.
  • Moduli i dytë fokusohet në planifikimin dhe ndërtimin e depove të municioneve, duke respektuar doktrinat dhe rregulloret ndërkombëtare, përfshirë inspektimet dhe transportet ndërkufitare.
  • Moduli i tretë përmban aspektet praktike dhe teorike të asgjësimit të municioneve, duke ofruar përgatitje të avancuar për situata reale.

Ky sukses i Qendrim Berishës vlerësohet si një arritje e madhe për FSK-në dhe një dëshmi e profesionalizmit dhe përgatitjes së kuadrove të saj për të përfaqësuar Kosovën me dinjitet në skenën ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes.

Etiketat

Ofertat e fundit