Suharekë, deri më 31 maj mund t’i regjistroni fëmijët të paregjistruar dhe vdekjet, pas kësaj date shqiptohen gjoba

04.04.2022

Nga drejtoria për Administratë kanë njoftuar të gjithë qytetarët e Komunës së Suharekës se nga data 01.04.2022 e gjerë me datën 31.05.2022 do të jetë afat për regjistrime të fëmijëve të paregjistruar dhe të vdekjeve të cilat nuk janë regjistruar në regjistrat e gjendjes civile në kohën e paraparë me ligj mbrenda 30 ditësh. Ndërsa, […]

Suharekë, deri më 31 maj mund t’i regjistroni fëmijët të paregjistruar dhe vdekjet, pas kësaj date shqiptohen gjoba Foto: Ilustrim

Nga drejtoria për Administratë kanë njoftuar të gjithë qytetarët e Komunës së Suharekës se nga data 01.04.2022 e gjerë me datën 31.05.2022 do të jetë afat për regjistrime të fëmijëve të paregjistruar dhe të vdekjeve të cilat nuk janë regjistruar në regjistrat e gjendjes civile në kohën e paraparë me ligj mbrenda 30 ditësh.

Ndërsa, pas kalimit të këtij afati pra nga data 01.03.2022 pasojnë gjobat e parapara me ligjin për gjendjen civile nr.04/L-003/2011 neni 63, dhe udhëzimit administrativ nr.02/2012-MPB.

Gjobë prej 20 Euro do të pësojnë qytetarët kur nuk e paraqesin lindjen e fëmiut në afatin e paraparë me këtë ligj (mbrenda 30 ditëve), kurse 50 Euro gjobë kur nuk e lajmëron vdekjen në afatin e caktuar ligjor.

Vërejtje: Regjistrimi i lindjes dhe vdekjes kryhet në komunën ka ndodhë lindja apo vdekja.

Ndërkaq, nga kjo drejtori kanë theksuar se nga gjobat nuk do të lirohet askush.