Shqiptarët në Londër mbledhin rreth 160 mijë euro ndihmë për familjet në nevojë në Suharekë dhe Skënderaj

29.02.2020

Shqiptarët që jetojnë në Londër kanë dhuruar rreth 160 mijë euro në një aktivitet humanitar për shoqatën “Jetimat e Ballkanit”. Në tubimin e organizuar nga biznesmeni i sukseshëm në Londër, Xhavit Krasniqi, krahas udhëheqësit të kësaj shoqate Halil Kastrati, kanë marrë pjesë edhe shumë personalitete nga jeta publike në Kosovë e Londër. Tubimin e kanë […]

Shqiptarët në Londër mbledhin rreth 160 mijë euro ndihmë për familjet në nevojë në Suharekë dhe Skënderaj Foto: Ilustrim

Shqiptarët që jetojnë në Londër kanë dhuruar rreth 160 mijë euro në një aktivitet humanitar për shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.

Në tubimin e organizuar nga biznesmeni i sukseshëm në Londër, Xhavit Krasniqi, krahas udhëheqësit të kësaj shoqate Halil Kastrati, kanë marrë pjesë edhe shumë personalitete nga jeta publike në Kosovë e Londër.

Tubimin e kanë përshendetur edhe kryetarët e komunave ku do të shkojnë mjetet e grumbulluara, kryetari i Skenderajt Bekim Jashari dhe ai i Suharekës Bali Muharremaj.