Rikthehen shërbimet e mjekësisë familjare në Dobërdelan

06.06.2022

Në Ambulansën e Mjeksisë Familjare të fshatit Dobërdelan, nga sot do të ketë edhe shërbime të mjeksisë familjare. Për këto shërbime do të kujdeset doktoresha Dalina Lumi, si dhe Infermierja Liridona Balaj. Nga Drejtoria e Shëndetësisë kanë theksuar se sigurimi i një mjeke të mjeksisë familjare në Dobërdelan është edhe një prej premtimeve që kryetari […]

Rikthehen shërbimet e mjekësisë familjare në Dobërdelan Foto: Ilustrim

Në Ambulansën e Mjeksisë Familjare të fshatit Dobërdelan, nga sot do të ketë edhe shërbime të mjeksisë familjare.

Për këto shërbime do të kujdeset doktoresha Dalina Lumi, si dhe Infermierja Liridona Balaj.

Nga Drejtoria e Shëndetësisë kanë theksuar se sigurimi i një mjeke të mjeksisë familjare në Dobërdelan është edhe një prej premtimeve që kryetari Muharremaj e ka bërë për përmirsimin e shërbimeve mjeksore ndaj qytetarëve.

Këtë AMF, sot e ka vizituar Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenjës Sociale në Suharekë, Besa Kuqi e cila ka uruar punëtorët shendetësor për punën e bërë.