Për 3 muaj në Suharekë u mbyllen 17 biznese

11.11.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e tretë (TM3) 2022. Agjencia e Statistikave të Kosovës ndër tjerash ka publikuar edhe numrin e ndërmarrjeve të shuara gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator. Në bazë të statistikave të publikuara nga ASK që ka siguruar SuharekaOnline bëhet […]

Për 3 muaj në Suharekë u mbyllen 17 biznese Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e tretë (TM3) 2022.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ndër tjerash ka publikuar edhe numrin e ndërmarrjeve të shuara gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator.

Në bazë të statistikave të publikuara nga ASK që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se gjatë tre mujorit të tretë të këtij viti (TM3 2022) në Komunën e Suharekës janë mbyllur 17 ndërmarrje.

Bëhet e ditur se nga këto 17 ndërmarrje, 5 janë tregti me shumicë dhe pakicë riparim i mjeteve motorike.

Më poshtë është paraqitur tabela me numrin e ndërmarrjeve të mbyllura në Komunën e Suharekës.

NdërmarrjetNumri i ndërmarrjeve të mbyllura
Tregti me shumicë dhe pakicë riparim i mjeteve motorike5
Prodhim1
Ndërtimtari1
Akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim2
Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike1
Shëndetësi njerëzore dhe aktivitete të punës sociale2
Art, zbavitje dhe rekreacion1
Nuk ka të dhëna nga ARBK4
TOTALI17

View Post

Ndërsa, rikujtojmë se për periudhën e njejtë kohore në Komunën e Suharekës janë hapur 62 ndërmarrje të reja.

Prodhim10
Akomodim dhe aktivitete të shërbimit ushqimor10
Ndërtimtari8
Bujqësi, pylltari dhe peshkatari7
Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike4
Transport dhe Ruajtje2
Informacion dhe Komunikim1
Aktivitete të patundshmërisë1
Aktivitete profesionale të shkencore dhe teknike4
Aktivitete administrative dhe mbështetëse4
Arsim1
Shëndetësi njerzore dhe aktivitete të punës5
Art dhe Zbavitje1
Aktivitete të shërbimeve të tjera3
TOTALI62