Pavarësisht provokimeve, Suhareka ka dhe mbetet me një kryetar!

17.03.2022

Mandati i parë e kishte përcjellur me një dinamikë të madhe dhe si rrallë herë me një ndryshim të madh për qytetarët e Suharekës. Më pak se një vit para se Muharremaj ta përfundonte mandatin, edhe pse jo vendim legjitim në postin e tij u emërua dikush tjetër. Ish zv.kryeministri i Kosovës në qeverisjen e […]

Pavarësisht provokimeve, Suhareka ka dhe mbetet me një kryetar! Foto: Ilustrim

Mandati i parë e kishte përcjellur me një dinamikë të madhe dhe si rrallë herë me një ndryshim të madh për qytetarët e Suharekës.

Më pak se një vit para se Muharremaj ta përfundonte mandatin, edhe pse jo vendim legjitim në postin e tij u emërua dikush tjetër.

Ish zv.kryeministri i Kosovës në qeverisjen e Isa Mustafës, dhe më pas Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Ekonomisë së Serbisë, Branimir Stojanoviç, u emërua President i Autoritetit të Përkohshëm të Komunës së Suharekës me vendim të Qeverisë së Serbisë.

Vendimi për emërimin e Branimir Stojanoviç u mor më 24 dhjetor 2020 dhe u botua në Gazetën Zyrtare, shkruan SuharekaOnline.

Lidhur me emërimin e Stojanoviçit, asokohe Muharremaj kishte thënë se edhe më tutje duhet të kuptojmë se çka ka ba populli serb në Komunën e Suharekës. Madje Muharremaj i kishte dërguar selam këtij “kolegut” të zgjedhur duke i thënë se në Kosovë kryetarët e komunave zgjedhen me votë të popullit.

Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Komuna e Suharekës, Salih Zyba e kishte cilësuar këtë veprim si cënim ndaj integritetit territorial dhe juridiksionit të shtetit tonë.

Apetitet për pushtet të Branimir Stojanoviç nuk u ndalën. Fillimisht më 17 gusht 2021 dha dorëheqje nga pozita e ashtuquajtur e kryetarit të organit të përkohshëm të Komunës së Suharekës, për të hyrë në garë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit me kandidaturë të pavarur për kryetar të Graçanicës, në të cilën humbi duke marrë vetëm 22% të votave.

Komuna e Suharekës sot qeveriset nga Bali Muharremaj i AAK-së i cili në zgjedhjet e 17 tetorit fitoi legjimitet të plotë nga vota e qytetarëve qysh në raundin e parë duke marrë mbi 50% të tyre.